Mbrëmjen e sotme në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë, janë ndezur qiri për viktimat të cilët humbën jetën tragjikisht, pasi autobusi me udhëtarë kryesisht shqiptarë, u aksidentua dhe u përfshi në flakë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Bullgari, ndërsa humbën jetën 46 persona dhe u plagosën 7 të tjerë. Në mesin e viktimave ishin edhe 12 fëmijë.

Qytetarë, artistë, këngëtarë janë bërë bashkë për të bërë homazhe në nder të viktimave, pjesë e të cilëve ishte edhe këngëtarja Irma Libohova , si edhe pedagogu Erion Kristo.

Artikulli paraprakVAJZA ME SYTË JESHILE QË MAHNITI BOTËN, “MONA LISA” E REFUGJATËVE SOT STREHOHET NGA ITALIA
Artikulli tjetërPËRDHUNOI NIPIN 8 VJEÇ, 45-VJEÇARI MOHON AKUZAT: “ËSHTË MONTIM”