Dy shqiptarë kanë humbur jetën pas një aksidenti tragjik të ndodhur gjatë ditës së sotme në Itali.
Shqiptarët Endrit Cena dhe Rudolf Zefi, përkatësisht 30 dhe 33 vjeç kanë humbur kontrollin e mjetit dhe më tej janë aksidentuar rëndë aq sa mjeti i tyre u shkatërrua plotësisht. Automjeti i shqiptarëve pasi doli nga rruga u përplas me një pemë, përplasje kjo që ishte fatale për jetën e dy të rinjve. Ngjarja ka ndodhur pranë qytezës së Fozinones.
/ Star Plus TV /