Aksidenti i ndodhur një ditë më parë  në Vilu të Velipojës ku humbën jetën katër persona mes tyre edhe dy shtetas italianë, ka marrë vëmendjen e mediave italiane.

Andria News 24 City shkruan: Pushimet shumëpritura kthehen në tragjedi. Një ri nga Andria vdiq mbrëmë në një aksident të rëndë automobilistik në Shqipëri, në zonën turistike të Velipojës që ndodhet në rrethin e Shkodrës . John Sanguedolce, 36 vjeç, po kthehej nga një disko në shoqërinë e tre miqve të tij të cilët po udhëtonin me një BMW dhe, për arsye që janë ende nën hetim , makina ka përfunduar në një liqen duke bërë që të katërt të rinjtë të humbin jetën.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakPOLICIA E SHTETIT PUBLIKON MASAT E MARRA PËR MBARËVAJTJEN E SEZONIT TURISTIK
Artikulli tjetërTONI BLAIR NË DHËRMI, TAKOHET ME EDI RAMËN TE VILA QEVERITARE