Një tragjedi e vërtetë ndodhi në futbollin polak.

Pesë futbollistë të një skuadre humbën jetën në një aksident rrugor. Viktima janë portieri, Patryk Szewczak, 18 vjeç, dy vëllezërit Kamil dhe Rafael Pydych, 22 dhe 27-vjeç, Mariusz Korzepa, 25-vjeç, dhe Kamil Oslizlo, 29-vjeç. Policia lokale tha se tre persona vdiqën menjëherë pas aksidentit, ndërsa dy të tjerë vdiqën më vonë në spital. Minibusi ku futbollistët e skuadrës Wolczanka Wolka Pelkinska FC po udhëtonin, u përplas me një kamion, duke shkaktuar edhe tragjedinë e rëndë.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakSHPËRTHIME NË TURQI, TË PAKTËN SHTATË TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërSTAR MEMORY – HAMIT BORICI