Një shqiptar 17-vjeçar ka humbur jetën pas përplasjes së një makine dhe një motori, i cili rezultoi i vjedhur.

Shqiptari ishte duke udhëtuar në Pioltello, provinca e Milanos. Incidenti ndodhi mbrëmë rreth orës 22:30, në rrugën Parini.

I riu u transportua me urgjencë në spitalin San Raffaele, por dëmtimet ishin tepër të rënda.
17-vjeçari, i cili nuk kishte patentë, po ngiste motorin e vjedhur më 13 maj në San Giuliano Milanese.

Artikulli paraprakEUROSTAT: 530 MINORENË SHQIPTARË KËRKUAN AZIL NË 2017, TË PARËT NË EUROPË
Artikulli tjetërI GJENDET DROGË NË QELINË E BURGUT, PROCEDOHET