Një aksident rrugor është regjistruar këtë pasdite (20 shkurt) në aksin Korçë-Voskopojë.
Mjeti tip “Lancia” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një pikë servisi.

Shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte mjeti.
Si pasojë e aksidentit mbeti i plagosur drejtuesi i mjetit me iniciale M.M., 24 vjeç, i cili u transportua në spitalin e Korçës. Momentalisht nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Artikulli paraprakVDES KRIJUESI I KOMANDAVE “COPY & PASTE”
Artikulli tjetërBASHA BËN ANALOGJI ME RRËZIMIN E BUSTIT TË DIKTATORIT: TË BASHKOJMË FORCAT PËR TË FITUAR LIRINË DHE DINJITETIN