Përgjaket e diela! Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore.

Ngjarja më e fundit është ajo e ndodhur në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku humbi jetën një 80-vjeçar. Kalimtari i identifikuar si R.D., rreth 80-vjeç i ka prerë rrugën automjetit, e për pasojë ka humbur jetën.

Uniformat blu bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit D. Gj., është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, pasditen e sotme në Fier, një 17-vjeçar i pa pajisur me patentë përplasi për vdekje 64-vjeçarin Fatmir Muça. Ai u largua nga vendi i ngjarjes dhe u arrestua pas disa orësh.

Artikulli paraprakTIFOZI BËN ULJE “TË DETYRUAR” NË STADIUM
Artikulli tjetërALBIN KURTI MBËRRIN NË TIRANË: PADREJTËSI QË NUK U HAPËN NEGOCIATAT NË SHQIPËRI