Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së Dielës rrreth orës 23.00 ne vendin e quajtur “Dobrac i Ri” në aksin rrugor Shkodër-Koplik.
Si pasojë humbi jetën 53-vjecari Besnik Beci ndërsa u plagos bashkëshortja e tij Alketa Beci e cila ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Çifti i bashkëshortëve kanë qënë në këmbë në momentin që janë përplasur nga makina. Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit tip Benz me targa AAQ 771 SE , 47-vjecari Gjergj Toni
pasi i ka përplasur ciftin Beci është larguar nga vendi i aksidentit dhe është kapur nga shërbimet e policisë disa metra më tutje dhe është shoqëruar për në ambientet e komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.
Shoferi I makinës mësohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurat anësore Në vendin e ngjarjes mbërriti grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ku nisën veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit .