Aksidentohen dy familje shqiptare , 7 të plagosur
Dy familje shqiptare, të cilët ishin nisur nga Kosova për të shkuar në vendet e tyre ku jetojnë e punojnë janë përfshirë në një aksident të ndodhur në Austri. Pasi kanë kaluar pushimet ata kanë udhëtuar me mjetet e tyre, por sot janë përplasur me një kamion në një autostradë në Salzburg. Mediat austriake njoftojnë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00, ndërsa shtatë persona janë lënduar lehtë. Siç shkruan Nachrichten.at, kamioni nga Austria ishte duke ndryshuar rrugën në autostradë, gjë që ka sjellë përplasjen me dy makinat e shqiptarëve.