Një aksident automobilistik është shënuar mesditën e sotme në aksin Shkodër-Han i hotit.
Dy motora janë përplasur me një automjet tip “Opel”. Mësohet se mbi motora ishin dy turistë hungarezë që po vizitonin Veriun e Shqipërisë. Si pasojë e aksidentit ata kanë marrë për fat të mirë vetëm dëmtime të lehta, duke mos rrezikuar jetën.
Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur edhe policia e cila ka nisur punën pqr të zbardhur detajet e mëtjeshme të ngjarjes.