Aksidentohet autobusi, 11 persona humbin jetën, mes tyre 9 fëmijë
Njëmbëdhjetë persona, mes të cilëve nëntë fëmijë kanë humbur jetën në një aksident automobilistik në Rusi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur nga përplasja e një autobusi me një kamion. Sipas RT, fëmijët të cilët po udhëtonin me autobus i përkisnin një ekipi akrobacie dhe ishin duke u kthyer nga një konkurs që kishin zhvilluar në një qytet tjetër. Sipas autoriteteve lokale në autobus ishin 29 fëmijë dhe shoqëroheshin nga tre persona. Përplasja ndodhi në rajonin Urale në qytetin Khanti-Mansiysk. Zëdhënësi i shërbimeve të emergjencës Vadim Simonenko tha se në dispozicion janë vënë 10 ambulanca, ndërsa të plagosurit janë dërguar të gjithë në spital. Ende nuk dihen shkaqet e vërteta të këtij aksidenti fatal, por nga hetimet e para dyshohet se shkak janë kushtet e kqija atmosferike.