Aksidentohet një automjet me familjarë në autostradën Durrës-Tiranë, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Aksidenti është regjistruar në afërsi të Maminasit, ku një automjet fuoristradë tip “Benz ML” ka dalë nga rruga e ka përfunduar në kanalin anësor.

Në automjet ndodheshin një çift me fëmijën e tyre të vogël.Fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime, por nga ngjarja janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Uniformat blu në vendngjarje punojne për zbardhjen e rrethanave

Artikulli paraprakDETAJE NGA AKSIDENTI KU GODITËN TRE KUSHËRINJTË, 2 VDIQEN NË VEND
Artikulli tjetërDËNOHEN 2 SHQIPTARËT QË E KTHYEN AZILIN NË FERMË KANABISI