Aksidentohet infermieri i burgut të Zaharisë

Infermieri i burgut të Zaharisë në Krujë është përfshirë në një aksident automobilistik mbrëmjen e sotme. Halil Ajredini udhëtonte me motor kur u përplas me një automjet në aksin Fushë Krujë – Krujë. 45-vjeçari është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës këtu në Tiranë. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Artikulli paraprakEMERGJENCAT CIVILE, SITUATA E RRUGËVE NË QARQET E VENDIT
Artikulli tjetërPËRFSHIHET NGA FLAKËT VILA E SHTETASIT TURK