Aksidentohet me makinë dhe përpiqet të fshehë nga policia armën pistoletë që e kishte me vete, arrestohet në flagrancë

Një 47 vjeçar nga Lezha, u arrestua nga policia, pasi një aksidenti me makinë, ndërkohë që kishte me vete një armë zjarri, të cilën është përpjekur ta fshehë

. Në pranga përfundoi Astrid Nimani. Bashkë me të është arrestuar edhe Oltion Vuka, 39 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit D.M.24 vjeç, banues në Lezhë.

Policia sqaron se shtetasi Nimani, në aksin rrugor Shëngjin – Lezhë, duke drejtuar mjetin tip Audi në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga ku për pasojë ka patur vetëm dëme materiale.

“Në momentin që ka shkuar policia në vendngjarje, shtetasi A.Nimani i ka dhënë armën e zjarrit tip pistoletë shtetasit D.M. për ta fshehur, e cila është gjetur e hedhur në oborrin e një banese aty afër ku dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, sqaron policia.

Shtetasi D.M. ka arritur të largohej pasi veprimet e punonjësve të policisë për zbardhjen e së vërtetës janë penguar nga shtetasi O.Vuka.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakMPOSHT ME PIKË BOKSIERIN RUS, ROBIN KRASNIQI SHPALLET KAMPION EUROPE
Artikulli tjetërBANORËT ALARMOHEN NGA ERA E RENDE, POLICIA GJEN NË BANESË NJE KUFOME