Aksidentohet me vdekje femija, nëna e tij në gjendje të rëndë

Një aksident me vdekje ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Tiranë-Elbasan në Bërzhitë, ku një automjet përplasi dy persona. Mësohet se makina goditi një grua bashkë me fëmijën e saj ndërkohë që ishin duke kaluar rrugën. Fatkeqësisht fëmija humbi jetën si pasojë e përplasjes së fortë, ndërsa e ëma është dërguar në Spitalin e Traumës. Ajo është në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i makinës që shkaktoi aksidentin me vdekje është shoqëruar në polici. Identiteti i tij nuk dihet ende. Policia e Tiranës ende nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar për ngjarjen edhe pse ka ndodhur që në orën 11:30

Artikulli paraprakPLAGOSET ME THIKE NJE SHTETAS NE RRANXA BUSHAT,KAPET AUTORI
Artikulli tjetërSULMOHET XHAMIA, 6 TË VRARË DHE 8 TË PLAGOSUR