Një mikrobus me 30 pasagjerë i linjës Bajram Curri-Tirana ka dalë nga rruga pasditen e sotme në hyrje të Tropojës. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Cernicë të Tropojës afër Urës së Bujanit.

Në vendin ku ka ndodhur aksidenti ka prezencë të madhe dëbore për shkak të reshjeve intensive që kanë rënë ditën e sotme. Në mikrobus udhëtonin 30 pasagjerë. Si pasojë e aksidentit, pesë prej pasagjerëve janë të lënduar dhe ndodhen në spital por jashtë rrezikut për jetën.

Shkak për aksidentin dyshohet humbja e kontrollit të automjetit për shkak të prezencës së dëborës në rrugë e cila vijon me intensitet të lartë gjatë gjithë kësaj të marte.

Artikulli paraprakKAPEN ME MBI 250 MIJË EURO DROGË, PRANGA 2 SHQIPTARËVE
Artikulli tjetërBIE NË KONTAKT ME ENERGJINË, HUMB JETËN 68-VJEÇARI NË VELIPOJË