Një minator është aksidentuar ditën e sotme në Minierën e Kromit në Bulqizë.
I aksidentuari në punë është minatori Tush Asllani, i cili sipas policisë është dërguar drejt spitalit të Traumës, Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Në faqen zyrtare të Facebook të Sindikatës të Minatorëve të Bashkuar Bulqizë sqarohet se Asllani është plagosur nga një masiv kromi në kokë dhe krah.

Sipas sindikatës kompania i kishte ndryshuar me detyrin pozicionin e punës.
Asllani nuk e njihte mirë procesin e ri të punës dhe kjo mund të ketë qënë arsyeja që ai është aksidentuar.

Artikulli paraprakTËRMETI NXJERR NJERËZIT NË RRUGË RIKTHEHET FRIKA DHE PANIKU
Artikulli tjetërSULM ME ARMË NË TAKIMIN E PRESIDENTIT PUTIN, DYSHOHEN 3 OFICERË TË VRARË