Një vajzë 8 vjeçare është aksidentuar në plazhin e Velipojës duke pësuar dëmtime në disa pjesë të trupit. 8 vjeçarja ndodhej në një skaf lundrues bashkë me familjen e saj kur papritur në një moment ka rrëshqitur duke rënë në pjesën e helikës së këtij skafi dhe për pasojë ka marrë disa dëmtime. Menjëherë 8 vjeçarja pasi i është dhënë ndihma e parë nga qendra shëndetësore e Velipojës është transportuar drejt spitalit rajonal të Shkodrës për mjekim të mëtejshëm. Pas dërgimit në spital policia vendore në njoftimin e saj bën të ditur se 8 vjeçarja ka dëmtuar lehtë këmbën dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë efektivët pas këtij aksidenti në det kanë bërë shoqërimin në mjediset e policisë kufitare për veprime të mëtejshmë të drejtuesit të mjetit lundrues, shtetasit me inicialet D.H 57 vjeç, banues në Shkodër.

Mësohet se 57 vjeçari po ashtu është një i afërm i vajzës së mitur e cila u aksidentua. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se 8 vjeçarja kishte ardhur me pushime në plazhin e Velipojës sëbashku me familjen e saj nga Gjermania teksa babai i saj është një shqiptar i Kosovës dhe nëna shtetase gjermane.Të gjithë sëbashku janë nisur nga njëri skaj i plazhit në drejtim të Vilunit për të bërë një xhiro me skaf në det por papritur 8 vjeçarja ka rrëshqitur duke rënë në helikën e këtij mjeti lundrues të cilin drejtuesi e ka ndalur menjëherë duke bërë që e mitura të shpëtojë mrekullisht vetëm me disa dëmtime në këmbën e saj. Policia e Shkodrës bën të ditur se grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Artikulli paraprakVLLAZNIA BASKET FEMRA MBETET PA TRAJNER
Artikulli tjetërATLETI BURRAJ: OLIMPIADA EMOCION, DUA REKORD NË 100 m