Një grua është aksidentuar për vdekje mëngjesin e së enjtes në aksin Cërrik- Gramsh, në fshatin Shëpanjë.

Viktima është një 65- vjeçare, me inicialet F.Xh. Mësohet se drejtuesi i automjetit 23-vjeç me inicialet A.Xh, i cili drejtonte mjetin tipa “Fiat” ka përplasur për vdekje kalimtaren. I riu është shoqëruar në komisariatin e policisë të Elbasanit dhe po merret në pyetje për të mësuar rreth shkaqeve të aksidentit.

Artikulli paraprakBASHA VIZITË NË LONDËR ME FTESË TË PARTISË KONSERVATORE
Artikulli tjetër“PANAIRI I PUNËS DHE BIZNESIT”