Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm në rrugën Pogradec-Korçë në fshatin Gështenjas.

Një 35-vjeçar me iniciale A.SH., ka qenë duke drejtuar mjetin tip ‘Opel’ ka përplasur për vdekje 89 vjeçarin me iniciale Z.L.

Mësohet se 89 vjeçari vuante nga skleroza, dhe kjo është edhe arsyeja pse ai ndodhej në rrugë në orët e para të mëngjesit.

Policia njofton se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat, ku po kryhen veprime të mëtejshme proceduriale.

Artikulli paraprakHAPET STADIUMI, RAMA: PSIKOLOGË PËR TË PREKURIT, BANORËT DO TË DËMSHPËRBLEHEN
Artikulli tjetërCAKAJ: SHTETET MIKE SHPREHËN GATISHMËRINË PËR TË NDIHMUAR SHQIPËRINË NË KËTË SFIDË