Anxhela Peza, psikologia e nje emisioniteleciziv “, ka pësuar një aksident pasditen e se dieles.\ Ngjarja ka ndodhur në lagjen ku ajo banon, pranë postës numër 8 në kryeqytet.

 

Kjo ka ndodhur ne  momentin kur një automjet tip “Audi” me xhama të zinj, ka kaluar në rrugën e cila në ato momente ishte mjaft e populluar. Për shkak të trotuaret e rrugës ishin të zaptuara nga automjetet që kishin parkuar sa majtas e djathtas, kalimtarët duket se janë të detyruar të ecin në rrugë. Por ndonëse psikologja Anxhela Peza po lëvizte në anë të rrugës, 18-vjeçarja e cila drejtonte automjetin tip “Audi” nuk është treguar aspak e kujdesshme të ulë shpejtësinë apo të manovrojë, por e ka përplasur atë pas një makine tjetër. Për pasojë, Anxhela Peza ka pësuar fraktura në këmbë, dhe ka marrë mjekim në spital, raporton media ku psikologia punon.

Artikulli paraprakNUK IU PËRGJIGJËN PYETJEVE TË GJYQTARIT,LIHEN NË BURG 2 SHQIPTARËT
Artikulli tjetërVIDHTE BANESA, ARRESTOHET I KËRKUARI 28 VJEÇAR