Eduard Ndocaj, deputet deri në shtator është aksidentuar me makinë në autostradën e Parmas në Itali.

Vetë ai ka postuar në facebook foto ku duket makina e dëmtuar dhe ai ndodhet në spital. Fotot janë shoqëruar dhe me një mesazh ku Ndocaj tregon se makina e tij është rrokullisur disa herë dhe falenderon Zotin që ka shpëtuar.

Ndocaj në FB: Te dashur miq, Falenderoj Zotin qe kam shpetuar nga nje aksident shume i rrezikshem. Ne austraden per Parma jam perplasur duke u rrokullisur disa here me makine e as vete e kuptoj se si kam shpetuar.

Falenderoj Zotin per kete! Kjo eshte gjendja e makines pas aksidenti! Tani jam mire dhe ju pershendes te gjitheve!

Artikulli paraprakMIQËSORJA, VLLAZNIA MUND KASTRIOTIN
Artikulli tjetërSHEFI I ANTIMAFIAS ITALIANE: LUFTA MES MAFIAS NË PULIA, PËR DROGËN SHQIPTARE