Drejtuesi i autobusit që shkaktoi aksidentin në Gajush të Lezhës, ku u plagos një e mitur 6-vjeçare do të qëndrojë në burg pa afat. 56-vjeçari Petrit Frroku u njoh me masen e sigurisë në Gjykatën e Lezhës, ku në seancen gjyqësore me dyer të mbyllura mësohet të ketë thënë se është ndaluar për të zbritur nxënësit si çdo ditë tjeter, të cilët në vazhdimësi kalonin nga pjesa e pasme e autobusit.Por ndryshe kishte ndodhur me 6-vjeçaren e cila kishte dalë nga pjesa e përparme e autobusit për të kaluar rrugen dhe drejtuesi nuk e ka vënë re, duke sjellë edhe përplasjen e të mitures.

Por pavarësisht këtyre pretendimeve gjykata e cilësoi të ligjshem arrestimin e 56-vjeçarit Petrit Frroku dhe caktoi ndaj tij masen e sigurisë “Arrest në Burg”, për vepren penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”.

Aksidenti ndodhi pasditen rrugen e burgut në Shënkoll, 6-vjeçarja po merr mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe fatmiresisht e ka kaluar rrezikun për jeten, por nga përplasja ka pësuar dëmtime të shumta në njëren këmbë.

 

Artikulli paraprakVOTA E EMIGRANTËVE, KQZ HARTON DRAFTIN: REGJISTRIMI ONLINE NIS 120 DITË PARA ZGJEDHJEVE
Artikulli tjetërDREJT FUNDIT PUNIMET NË XHAMINË E PLUMBIT