Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Tiranë është arrestuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme për shkelje të rregullave të qarkullimi rrugor.
Riza Kenga, me detyrë trup shërbimi në Komisariatin e Policisë së Ndërhyrjes së Shpejtë në Tiranë u arrestua në flagrancë. Më datë 7 shtator, ai dyshohet se nën efektin e alkoolit ka aksidentuar rëndë më makinën e tij 65-vjeçarin me inicialet Q.D., që lëvizte me motoçikletë në fshatin Laknas të Tiranës. 65-vjeçari është shoqëruar në Spitalin e Traumës, ku ndodhet nën kujdesin mjekësor.