Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 29 vjeçarin Spiro Naçi, i cili u arrestua disa dite me parë, si i dyshuar shkaktar i aksidentit me eskortën e Ramës.

Prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg” ndërsa është lënë në fuqi nga Gjykata e Shkallës së Parë . Në dëshminë e tij Naçi i ka kërkuar ndjesë gardës, ndërsa ka shtuar se aksidenti ishte pa dashje. “Iu kërkoj ndjesë gardës se pa dashje i kam shkaktuar shqetësim. Ndjesë i kërkoj edhe familjes time që i kam shqetësuar”, tha Naçi.

Tre ditë më parë, në hyrje të Korçës,u aksidentuan dy prej automjeteve, pjesë të eskortës së kryeministrit Edi Rama, teksa shoqëronin kreun e qeverisë për në mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës. Nga aksidenti mbetën të plagosur pesë persona, tre prej tyre gardistë.

Artikulli paraprakSHQIPTARËT NË LONDËR THEREN ME THIKA
Artikulli tjetërPËRPLASEN 2 KAMIONË PLAGOSET NJËRI SHOFER