Aksidentoi kalimtarin, largohet nga vendngjarja drejtuesi i mjetit

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme, pranë qytetit të Vorës. Makina ka përplasur për vdekje një kalimtar, identiteti i të cilit nuk dihet akoma. Efektivët e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, por pa ia dalë të ndalojnë drejtuesin e mjetit, i cili është larguar nga vendi ku ndodhi aksidenti. Aktualisht policia është vënë në ndjekje të drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin, ndërkohë që po punohet edhe për identifikimin e viktimës.

Artikulli paraprakDIGJET KABULLI ELEKTRIK, LEZHA PREJ 20 ORËSH PA DRITA
Artikulli tjetërVJEDHIN OBJEKTET E LASHTA TË APOLLONISË, ARRESTOHEN 2 PREJ AUTORËVE DHE SHPALLEN NË KËRKIM 2 TË TJERËT