Një punonjëse policie është vënë në pranga, pasi ka aksidentuar për vdekje një këmbësor.Aksidenti ndodhi diten e diele në aksin rrugor Laç-Autostradë, ku shtetesja Florinda Zvangu 43 vjeçe, (punonjëse policie, jashtë orarit të punës), duke drejtuar automjetin e saj ka aksidentuar shtetasin V. H. 51 vjeç, banues në Kurbin,(këmbësor), i cili u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë për asistencë mjekësore më të specializuar, por ka humbur jetën në spital disa orë më vonë.

Grupi hetimor dhe specialistët e Agjensisë së Mbikçyrjes Policore (rajoni Lezhë-Shkoder), kanë kryer të gjitha veprimet në vendin e ngjarjes si dhe drejtuesja e mjetit është shoqëruar dhe arrestuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal. Materialet procedurale në lidhje me rastin do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakNISJA E VITIT TË RI AKADEMIK, KREU I QARKUT NDOU URON STUDENTËT DHE PEDAGOGËT
Artikulli tjetërPROJEKT PËR PUNËSIMIN E FAMILJEVE NË NEVOJË