Një i mitur mbeti i plagosur në një aksident rrugor në qendër të Urës Vajgujore.
I plagosuri me iniciale L.K u përplas nga një automjet që drejtohej nga shtetasi A.B, 21vjeç, banues në Pashalli.
L.K ndodhet në Spitalin Rajonal Berat nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Policia Rrugore arrestoi drejtuesin e mjetit, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.