Pasi ka aksidentuar duke plagosur të moshuarën, shoferi është ndaluar nga policia. Më datë 28.07.2017, rreth orës 06:35, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në lagjen ”Pavarsia”, tek ”Akademia e Marinës” një automjet tip ” Renault”, ka goditur shtetasen R.I., 76 vjeçe, dhe është larguar.
Policia menjëherë i është vënë në ndiekje ku në vendin e quajtur ” Lungomare, ka bërë të mundur bllokimin e mjetit dhe të drejtuesit A.L., 34 vjeç, banues në Vlorë. E dëmtuara është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë , të cilës i është dhënë ndihma e duhur mjekësore dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën. Grupi Hetimor po vazhdon kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.