Një 30 vjeçar në Pogradec u arrestua nga policia për aksidentimin e një të moshuari.
Në pranga ka përfunduar Reoland Fasho. Ky i fundit duke drejtuar mjetin tip “Audi”, me targë AA565OY, ka aksidentuar shtetasin Q.Y, 75 vjeç, i cili drejtonte një biçikletë.
Ngjarja ka ndodhur të dielën (30 shtator 2018)në fshatin Gështenjas.
I plagosuri pas marrjes së ndihmës mjekësore në Spitalin e Pogradecit, u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për hetime të mëtejshme.