Gjatë mesditës, tre pjesëtarë të një familje janë aksidentuar rëndë në Berat, si pasojë e një aksidenti ku është përfshirë dhe drejtori i Doganës.

Aksidenti ka ndodhur në aksion nacional Berat-Lushnje, në dalje të Urës Vajgurore, ku një mjet tip Benz me targa AA 843 PE, që drejtohej nga drejtori i Doganës në Berat, Mirjan Prifti, është përplasur me mjetin tip Opel, AA 299DO, që drejtohej nga 19 vjearja me inicialet A.T. Kjo e fundit mësohet se udhëtonte në drejtim të qytetit të Durrësit, ku jetonin prej disa kohësh së bashku me vjehrrën e saj, shtetasen me inicialet E.B, 64 vjeçe dhe vjehrrin e saj, shtetasin me inicialet S.B, 69 vjeç, në momentin që është përplasur me mjetin tip Benz, që udhëtonte në drejtim të qytetit të Beratit dhe drejtohej nga 36 vjeçari, banues në Fier. Përplasja e dy mjeteve që udhëtonin në krah të kundërt me njëra tjetrën ka qënë e fuqishme dhe mjeti tip Opel, ku udhëtonin familjarët ka dalë krejtësisht nga rruga duke u përplasur me bordurën mbrojtëse. Policia bën me dije se janë plagosur të tre personat që udhëtonin në mjetin tip Opel. Ata menjëherë janë transportuar në spitalin rajonal të qytetit të Beratit. Burime nga Reparti i Kirurgjisë bëjnë me dije se të tre të plagosurit kanë marrë ndihmën e parë shëndetësore, ndërkohë që 64 vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar. Ekspertët e Qarkullimit Rrugor kanë konfirmuar se drejtuesi i mjetit tip Benz është drejtori i Doganës, Mirjan Prifti, i cili eshte arrestuar dhe po punohet për të zbardhur motivet e këtij aksidenti. Nga ana tjetër, Drejtoria e Policisë së Qarkut të Beratit, ka konfirmuar se Mirjani ka marrë vetëm lëndime të lehta. 14:27- Tre të plagosur në Urën Vajgurore, një në gjendje të rëndë Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave është shënuar në Urën Vajgurore. Nga të dhënat paraprake mësohet se njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa dy drejtuesit e mjeteve janë jashtë rrezikut për jetën. Në aksidentin e ndodhur rreth orës 14:00 të kësaj të shtune, mësohet se janë përfshirë dy automjete tip “Benz” dhe “Opel”.

Artikulli paraprakWHATSAPP DHE SIGURIA E TIJ JO MAKSIMALE
Artikulli tjetërKOCIJANÇIÇ: TRENI ËSHTË ÇËSHTJE MES KOSOVËS DHE SERBISË, JO E BE-SË