Më datë 26.02.2016 rreth orës 09:30 në aksin rrugor Postribë – Shkodër, në vendin e quajtur “Hot i Ri”, bashkia Shkodër, ka arrestuar shtetasi Mustaf Shabaj 55 vjeç

, banues në fshatin “Boks”, njësia administrative Postribë, duke drejtuar mjetin tip “Iveco ”, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen me iniciale P. Sh. 59 vjeçe, banuese në fshatin Hot i Ri, Shkodër, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rrezikut për jetën për momentin. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme. Në vendin e ngjarjes po kryhen veprimet me grup hetimor. Në përfundim do dërgohet informacion i plotë.

Artikulli paraprakANTONIO CONTE DREJT CHELSEA
Artikulli tjetërBY PASS-i I SHKODRËS “LANDFILL” PËR MBETURINA