Një aksident me pasojë plagosjen e një efektivi Policie, ka ndodhur në Gjirokastër.
Aksidenti ka ndodhur në aksin Kakavije – Gjirokastër, te “Ura e Kakavijes”.
Mësohet se u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shkaktarin e aksidentit.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër – Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS.Më datë 26. 08. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin A. K., vjeç 43, banues në Gjirokastër, pasi në aksin rrugor Kakavije – Gjirokastër,
te “Ura e Kakavijes”, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar punonjësin e policisë në DRKM, Gjirokastër, Sh. L., vjeç 44, banues në Libohovë, Gjirokastër, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.