POLICIA PYJORE KONTROLLE NË REZERVATIN E MBROJTUR TË VELIPOJËS. Ky vend përdorej për gjueti të paligjshme në kënetën e Gjerdafit, më e madhja në rezervatin e mbrojtur të Velipojës.
Inspektoriati shtetëror në Shkodër i Policisë Pyjore ndërmori një aksion blic duke shkatërruar këto vende të ndërtuara prej shumë kohësh. Inspektorët kanë zhvilluar kontrolle edhe përgjatë rezervatit në zbatim të moratoriumit kundër gjuetisë së paligjshme të shpendëve. Inspektori Mehja tregon se zonë problematike mbetet sipërfaqja ujore e liqenit të Shkodrës duke qenë se mungojnë mjetet logjistike. Në rast se evidentohen kundravajtës, masat për ta do të jenë ekstreme. Specie të ndryshme gjatë viteve të fundit kanë rrezikuar zhdukjen, gjë për të cilën Ministria e Mjedisit vendosi moratorimin kombëtar 2-vjeçar duke bllokuar gjuetinë me qëllim rigjallërimin e faunës.