Në kuadër e zbatim të Planit të Masave “Për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve mjedisore dhe krimeve që cënojnë regjimin juridik të tokës”, si dhe bazuar në informacionet policore të administruara nga inteligjenca informative për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale në qarkun e Lezhës, Specialistët për hetimin e krimeve ekonomike në DVP Lezhë në bashkëpunim me shërbimet e DRIKMT Lezhë, kanë vijuar kontrollet intensive, ku kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast duke finalizuar operacionin policor të koduar “River Cries “.Si rezultat, nga kontrollet e zhvilluara edhe gjatë natës, u arrestua në flagrancë shtetasi Gjon Kola 67 vjeç, banues në Fushë Milot, administrator i një subjekti për nxjerrje inertesh.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 kamionë të mbushur me materiale inerte dhe 1 ekskavator brenda në lum.Në momentin që shërbimet policore kanë shkuar për kontroll te subjekti, administratori i arrestuar i ka kundërshtuar me qëllim moslejimin e kontrollit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakVAU DEJËS, PRANGA 33 VJEÇARIT PËR ZJARRVËNIE
Artikulli tjetërFORMACIONI I VLLAZNISË PËR KUKËSIN