Aksion kundër piraterisë, në pranga për transmetim ilegal të ndeshjeve

Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar një shtetas, i cili në bashkëpunim me dy persona të tjerë organizonin aktivitete të paligjshme në tre lokale të ndryshme bastesh në kryeqytet, konkretisht aktivitetin e lojërave te paligjshme të fatit. Shtetasi Agim Teranaj u ndalua në flagrancë teksa organizonin salla bastesh private për ndeshje sportive, të cilat transmetoheshin në mënyrë pirate. Blute e kryeqytetit njoftojnë se për bashkëpunëtorët e tij, Erjon Thoma 38 vjeç, dhe Admir Cuka 40 vjeç, iu referuan materialet Prokurorisë së Tiranës. Teranaj u kap në kryeqytet nga policia në datën 22 maj rreth orës 20:00. Policia thotë se këta 3 shtetas kryenin aktivitete në sallonet e basteve, nëpërmjet pajisjeve të paregjistruara dhe të kundërligjshme, ambiente ku në cilësinë e provës u sekuestruan 15 aparate për transmetimin e ndeshjeve në mënyrë priate, 6 pajisje elektronike lojërash fati dhe një tavolinë pokeri.

Artikulli paraprakNË KËRKIM NDËRKOMBËTAR, ARRESTOHET LEZHIANI I SHUMËKËRKUAR
Artikulli tjetërBISEDIME TË VËSHTIRA,TË GJITHË LIDERËT E G7 ME SYTË NGA QIELLI