Rreth 60 karabinierë të kompanisë së Frosinones kanë nisur një maksi-operacion anti-drogë që në orët e para të mëngjesit, të ndihmuar nga dy njësi qensh të policisë dhe një helikopter.

Janë kryer 13 arrestime, prej të cilëve gjashtë në qeli. Të hetuarit e ndryshëm akuzohen për blerje, transportim, zotërim e shitje të hashashit e kokainës.

Përgjegjësit e trafikut të drogës janë individualizuar disa persona me shtetësi shqiptare e rumune, në bashkëpunim me vendas, të cilët shisnin lëndët narkotike në Ferentino, Fiuggi, Alatri, Vico e Frosinone.

Hetimet për rrjetin e drogës janë mbyllur dhjetorin e kaluar dhe sot u ekzekutuan masat e sigurisë që përfshijnë edhe dy arreste shtëpie e pesë detyrim paraqitjeje.

Artikulli paraprakNËNA SHQIPTARE NË GREVË URIE PRANË VARRIT TË DJALIT TË SAJ: DUA TË DI PSE VDIQ DJALI IM
Artikulli tjetërTRYEZA E OSBE/ AMBASADORI GJERMAN: HAPI I DUHUR, PALËT DIALOG ME REZULTATE KONKRETE