Në kuadër të Luftës kundër shkatërrimit dhe mbrojtjes së Malit të Tomorrit nga subjektet që ushtrojnë veprimtari të paligjshme në këtë territor, policia në Berat në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Skrapar, ka ndërmarrë një operacion në të gjithë malin.

Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar 33-vjeçari M.S,banues në Berat. Ai është kapur nga forcat e policisë në fshatin Novaj në Skrapar,duke qarkulluar me mjetin me targa AA 2350 P,të ngarkuar me pllaka guri dekorativ,në kundërshtim me ligjin .

Po kështu, policia konfirmon se, në kuadër të këtij operacioni ka shpallur në kërkim edhe shtetasin me iniciale L.L,banues në Tiranë.

Nga ana e policisë po punohet për kapjen e këtij shtetasi, ndërkohë që konfirmohet zyrtarisht se policia po vijoj punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, që vijojnë të punojnë në mënyrë të paligjshme në Malin e Tomorrit, duke shfrytëzuar zonën e Novajt për nxjerrjen e gurit dekorativ.

Materialet në ngarkim të tyre i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat pēr veprën penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtuara mjedisore”.

Prej disa muajsh firmat e nxjerrjes së gurit dekorativ në Malin e Tomorrit kanë punuar natën dhe në fshehtësi për nxjerrjen e pllakave të gurit në Novaj.

Por,prej datës 19 Dhjetor 2019 të gjitha firmave të gurit në Malin e Tomorrit u janë hequr liçensat dhe prej asaj dite ata quhen “të kundraligjshëm” në ushtrimin e këtij aktiviteti.

Prej muajsh,forca të shumta policie kanë qënë çdo ditë në të gjitha rrugët,hyrëse dhe dalëse,në malin e Tomorrit për të ndaluar punën e firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ,që kanë pretenduar se duhet të vijojnë punën,pasi fituan gjyqin në Gjykatën Administrative.

Artikulli paraprak55-VJEÇARI HIDHET NË UJËRAT E BISTRICËS, MISTER SHKAQET
Artikulli tjetërMEDIA BRITANIKE:MAFIA SHQIPTARE PO TRAFIKON FËMIJË NË ANGLI PËR T’I SKLLAVËRUAR NË TREGUN E KOKAINËS