Aksion në Fushë-Krujë mbyllen 21 furra gëlqereje

Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve ndërmori sot operacionin për mbylljen e 21 furrave të gëlqeres funksionale në zonën e Fushë-Krujës. Operacioni i kryesuar nga ISHMP dhe mbështetur nga IKMT dhe Policia e Shtetit do të vijojë për disa ditë deri në mbylljen e plotë të të gjitha furrave në këtë zonë. Për herë të parë mbyllja e furrave të gëlqeres nga ISHMP u realizua në vitin 2013 kur u identifikuan 220 furra gëlqere funksionale në këtë zonë. Prej aksioneve të vazhdueshme, në vitin 2015 numri i tyre u ul në 110 furra gëlqere, ndërsa sot falë punës së inspektorëve të mjedisit janë aktive vetëm 21 furra gëlqere, të cilat do të mbyllen deri në përfundim të këtij aksioni. Kryeinspektori i ISHMP-së Ergys Agasi paralajmëron dhe garanton qytetarët se çdo tentativë e rihapjes së këtyre aktiviteteve të paligjshme do të ndëshkohet maksimalisht. Për këto aktivitete të paligjshme në kundravajtje me ligjin, të cilat rrezikojnë shëndetit e qytetarëve, por edhe ndotjen e mjedisit, do të ketë ndëshkime maksimale dhe nuk do të lejohen të ushtrojnë aktivitet në kundravajtje me ligjet dhe normat mjedisore.

Artikulli paraprakBANORET E THETHIT PROTESTE PËR BLLOKIMIN E RRUGËS
Artikulli tjetërZJARR NË BIBLIOTEKËN KOMBËTARE