Në kuadër të ditës botërore të ujit, në Shirokë u zhvillua një aksion pastrimi nga Administrata e Zonave të Mbrojtura, Bashkia Shkodër dhe anëtarët e grupit vullnetar “Natyralistët”. Aurora Piroviç, drejtuese e këtij grupi tregon se si po dëmtohen hapësirat ujore nga mbetjet plastike dhe nevojën që kanë për ndërhyrje.
Ndërkohë, një mesazh për mbajtjen pastër të mjedisit jep edhe një nga fëmijët vullnetar.
Pika turistike e Shirokës shpesh herë ka rënë pre e personave të papërgjegjshëm të cilët vazhdimisht ndotin ambjentin përreth duke depozituar mbetje plastike por jo vetëm. Këto aksione pastrimi, aq sa janë të nevojshme janë edhe të pamjaftueshme pasi bashkia Shkodër nuk ka ndëhyrë shpesh në këtë zonë.