Në përfundim të afatit 15 ditor të lajmëruar më parë nga Ministri i Infrastrukturës, Transporteve dhe Energjisë Damian Gjiknuri, ka nisur sot në terren puna për pastrimin e nyjeve dhe akseve kombëtare nga tabelat, aktiviteteve tregtare dhe sinjalistikave të kundërshtim me Kodin rrugor.
Prej ditësh punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar kanë verifikuar në terren dokumentimin e strukturave, objekteve, tabelave dhe aktiviteteve civile e tregtare të vendosura në kundershtim me Kodin Rrugor. Autoriteti Rrugor Shqiptar, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia e Shtetit e ka filluar ndërhyrjen në aksin Tiranë-Rrogozhinë-Vlorë. Ndersa pritet qe aksioni shume shpejt te nise dhe ne shkoder ne akset nacionale si Shkoder – Tirane dhe Shkoder- Hani i Hotit.
Bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre në akset kombëtare, duhet të heqin tabelat dhe objektet e paligjshme për 15 ditë, në të kundër qeveria do të marrë masa në gjobitjen e tyre. Përmes kësaj ndërhyrjeje do të mund të bëhet çmontimi i çdo strukture të aktiviteteve civile/ekonomike pa leje dhe gjithashtu pastrimi nga tabelat e ndryshme që përveçse nuk kanë lidhje me sinjalistikën rrugore, pengojnë atë dhe bëhen burim aksidentesh. Si fazë e parë, do të fillohet me ndërhyrjen në rastet ku ka nevojë vetëm për pastrim dhe nuk ka implikime pronësore. Paralelisht do bëhet identifikimi, fotografimi dhe verifikimi i situatës së pronësisë lidhur me hapësirat dhe nyjet e rrjetit në akset kryesore rrugore.
Në një fazë të mëvonshme do të kalohet në ndërhyrjen e sistemuar sipas projekteve specifike aty ku ka nevojë për shpronësim, pastrim, sistemim dhe gjelbërim. Në përfundim të këtij operacioni do mund të krijohet dhe sistemi mbrojtës i hapësirave dhe Pavarësisht se institucionet shtetërore raportojnë për ulje të numrit të aksidentetit krahasuar me vitet e mëparshme, në 7 muajt e parë të këtij viti humbën jetën 117 persona. Përveç shpejtësisë, humbjes së kontrollit, ekspertët e sigurisë rrugore e kanë vënë theksin në nevojën e heqjes së këtyre njësive tregtare. Edhe ish-Ministri i Transporteve Haxhinasto muaj më parë paralajmëroi aksione të tilla, pas bilanceve tragjike nga aksidentet rrugore.