TREGTARËT: KJO ËSHTË NJË GRABITJE, S’KEMI MËNYRË TJETËR JETESE. Me qindra kilogram duhan janë sekuestruar gjatë një aksioni blic në lagjen “Rus” në qytetin e Shkodrës.

Forcat e policisë, njësia e anti-kontrabandës dhe agjentët londinez të “Croën Agents” bashkëpunuan në këtë aksion që konsistoi me sasinë e duhuanit që tregtohet në trotuare. Vetë tregtarët e duhanit e quajnë një grabitje këtë aksion të anti-kontrabantës, policisë dhe “Croën Agents”.Përveç sekuestrimin të sasisë së duhanit që tregtohej në trotuara në të dy anët e rrugës, një kontroll është ushtruar edhe në tregun i cili shërben vetëm për magazinimin e duhanit. Dyshohej edhe për një pikë të përpunimit të duhanit në afërsi ku u ndërmor ky aksion por agjentët nuk arritën që ta zbulonin. Këta tregtarë të cilëve iu sekuestrua duhani, vijnë nga zona të ndryshme rurale dhe nuk kanë mënyrë tjetër për të siguruar të ardhura ndaj e quajtën grabitje aksionin e zhvilluar.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/R7nL60jaGDQ?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakKëto janë fjalëkalimet që nuk duhet përdorur
Artikulli tjetërBANORËT E PËRMBYTUR: 3 PROTESTA NUK I MJAFTUAN QEVERISË