Forca të shumta operacionale kanë zbritur mbrëmjen e sotme në një aksion blic në zonën mes Rrogozhinës dhe Peqinit.

Aktualisht policia po ushtron kontroll në një objekt që shërben si stallë bagëtish, ku mendohet se ka gjurmë të autorëve të dyshuar për ngjarjen që janë njëkohësisht edhe bashkëpunëtorë të Redjan Rrajës në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku humbi jetën më pas shoferi i tij, Andi Maloku si edhe u plagos shtetasi Landi Muharremi.

Vetëm ditën e djeshme Policia ushtroi kontrolle në Vlorë dhe në Lushnjë, ku u kërkua ndalimi i Julian Sulos, i njohur ndryshe si ‘Juli i Pashakos’, një tjetër person i përfshirë në atentatin e ndodhur më 1 nëntor.

Artikulli paraprakKLASIKJA TIRANA-VLLAZNIA NUK PRODHON GOLA,PERFUNDON 0-0
Artikulli tjetërRESHJE SHIU NË TË GJITHË VENDIN? NJIHUNI ME PARASHIKIMIN E MOTIT PËR DITËN E SOTME