Fusha e aviacionit ne fshatin Grude e Re eshte bere serish pjese e aksioneve pastruese te njesise administrative Rrethina.

Ajo qe njihet tashme pika problematike per hedhjen e mbeturinave eshte pastruar kete te premte nga mjetet e bashkise shkoder.I pranishem per te mbikqyrur punen e fadromave ishte kreu I njesise rrethina vlash pjetri I cili u kerkon edhe nje here banoreve te jene me te ndergjegjshem ne hedhjen e mbetjeve pasi me ngrohjen e motit situate behet me e rende. Sipas administratorit pjetri ne nje kohe shume te shpejte do te behet pajisja e kesaj zone me kosha per mbeturina. Prej kohesh kjo njesi ka qene problematike persa i perket pastrimit te saj konkretisht tek zona e vinotekes dhe e fshatit Grude e Re.Drejtuesit e kesaj njesie u bejne thirrje banoreve qe te mos hedhin mbeturinat ne disa vende, por vetem ne piken e percaktuar.7 pika te zeza ka Njesia administrative Rrethina te cilat jane percaktuar per hedhjen e mbeturinave duke qene se ish komuna ka nje territor te gjere teksa Administratori i kesaj njesie Vlash Pjetri shprehet se eshte i vetdijshem per problematikat e trasheguara nga ish komuna.

Artikulli paraprakÇIKLIZËM, LEONARD KOLA TRAJNERI I RI I VLLAZNISË
Artikulli tjetërSTERKAJ: SHKODËR-VELIPOJË DHE KOPLIK-DEDAJ PRIORITET KRYESORE