Shqipëria ka konfiskuar gati gjysmë million bimë kanabis këtë vit me një vlerë prej 7 miliard euro. Janë këto shifrat e bilancit të operacionit kundër kultivimit të hashashit, që bëhen publike nga mediat ndërkombëtare.   “Autoritetet shqiptare deklarojnë se kanë konfiskuar rreth 500 mijë bimë kanabis këtë vit ndërsa kanë arrestuar 240 trafikantë të dyshuar droge dhe kultivues”-shkruan prestigjozja Asociated Press.

Agjencia citon vetë ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, sipas të cilit sasia e marijuanës së konfiskuar dhe shkatërruar deri më tani kap vlerën e 7 miliard euro. Ndërkaq zëdhënësi i ministrisë së brendshme Ardi Bita shprehet se lufta kundër prodhimit të drogës është prioriteti më i rëndësishëm për policinë e shtetit. SHIFRAT PUBLIKOHEN NGA GAZETAT PRESTIGJOZE NDËRKOMBËTARE  Sipas AP, Shqipëria ka qënë prej kohësh një prodhues i marijuanës në Europë, por prej një viti ka ndërmarrë një operacion masiv kundër kultivimit të kanabisit, që nisi me ndërhyrjen e armatosur të policisë në fshatin Lazarat. “I zgjedhur në 2013-ën, kryeministri Edi Rama e ka vendosur luftën kundër drogës si prioritet të qeverisë së tij”-përfundon AP.

Artikulli paraprakBE TË BËJË HAPA KONKRETË, GJERMANIA FRANCA DHE BRITANIA QËNDRA PRITJEJE
Artikulli tjetërPD, NË SHTATOR NIS ANALIZA E DEGËVE PËR ZGJEDHJET