NË 24 ORË, PROÇEDOHEN PENALISHT 12 SHTETAS NË QARKUN SHKODËR. Aksioni i OSHEE, vijon në ditën e tretë edhe ne Qarkun e Shkodrës.
Sipas të dhënave zyrtare që raportohen nga Policia e Shkodrës bëhet me dije se konkretisht në Shkodër, janë proceduar penalisht 12 shtetas të cilët kanë abuzuar me energjinë elektrike. Sipas bluve të Shkodrës, konkretisht bëhet me dije se është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve
•Rasim Barbullushi, vjeç 50, banuese në fshatin Barbullush Komuna Bushat Shkodër.
•Petrit Bazulli, vjeç 59, banuese në fshatin Barbullush, Komuna Bushat Shkodër.
•Artan Rranzi, vjeç 42, banuese në fshatin Barbullush, Komuna Bushat Shkodër.
•Ervis Kraja, vjeç 31, banues Shkodër.
•Nush Shabaj, vjeç 51, banues në fshatin Gruemirë Malësi e Madhe
Gjithashtu, policia e Shkodrë në kuadër të aksioneve të përbashkëta me OSHEE ka nisur preçedimin penal dhe ka bërë shpalljen në kërkim të shtetasve :
– Fatos Mehmeti, vjeç 31, banues në Shkodër
– Ilir Jashari, vjeç 41, banues në Shkodër
– Pal Boshi, vjeç 49, banues në Shkodër
Ndërkohë gjatë së mërkurës filloj preçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit
-Tale M., vjeç 71, banuese në Shkodër.
– Natasha M., vjeç 58, banuese në Shkodër.
Procedimi penal ndaj këtyre shtetaseve filloi, pasi në zbatim të plan veprimit kombëtar « Për ndërprerjen e energjisë elektrike » në bashkëpunim me OSHEE – Shkodër, janë konstatuar me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike pranë bizneseve te tyre. Materialet ne Prokurori neni 137 K.Penal.
Por gjithashtu, është kryer edhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Pal Maçaj, vjeç39, banues në fshatin Mali Jushit, Komuna Bushat Shkodër. Arrestimi i tij u bë, pasi në detyrën e lexuesit të zonës, në ndërmarrjen OSHEE Shkodër, nuk ka kryer detyrën duke e faturuar abonent , që nga muaji Maj 2014 me 0 (zero) leke. Ndërkohë që është
bërë ndalimi i shtetasit Mark Kiri, vjeç 55, banues në Shkodër.