Policia e Vlorës arrestoi gjatë ditës së djeshme 6 përsona të lidhur me trafikimin e drogës nga ky qytet.
Gomonia e cila u sekuestrua gjate aksionit policor të koduar “SEA” ka qene indicia për ndjekjen policore të mëngjesit të 1 prillit. Mjeti lundrues ka dalë pa leje nga baza e tij në Rradhimë në Vlorës ku ndodhej i ankoruar.
Ndërsa levizjet e tij te dyshimta në oret e mengjesit kanë nxitur policinë të nisë kontrollet nga toka dhe deti. 50 metra në vijë ajrore nga bregu ku ishte gomonia u gjend dhe sekuestrua sasia e konsiderueshme e lëndës narkotike, mbi 600 kg kanabis.
Ndërkohë në afërsi të vendit ku u lokalizua gomonia që u sekuestrua, forcat e kufirit kanë konsttaura, shkruan ora neës një tjeter gomone më të vogël e cila i shpëtoi ndjekjes policore në det të hapur.
Ndërkohë po vijon krehja e zones nga ana e policisë për ndonjë tjetër sasi të mundshme droge të fshehur në bregdetin e Orikumit.