Gjirokastër,75 policë në aksion sekuestrohen 260 kg kanabis
GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës vijon operacionet ku në sajë të dy të fundit janë sekuestruar 25 thasë me 260 kg dhe asgjësuar 3790 bimë kanabis. Në operacione janë angazhuar 75 forca policore. Operacioni i parë u zhvillua në vendin e quajtur Mbroshnik të fshatit Frashër të rrethit Përmet. Gjatë tij është evidentuar një hangar ku brenda të cilit u gjetën të varura në proces tharje 2500 dega të bimëve narkotike në proces tharje të cilat u asgjësuan në vend me anë të djegies. Gjithashtu u gjetën 25 thasë të mbushur me lëndë narkotike me peshë rreth 260 kg. Nga ana e Policisë Përmet është shpallur në kërkim shtetasi K.L., banues në Frashër, i cili në momentin e ndërhyrjes së Policisë ka mundur të largohet në pyll. Operacioni i dytë u zhvillua në Njësinë Administrative Kurvelesh në malin e fshatit Nivicë ku u gjet një parcelë me 970 bimë të kultivuara dhe një hangar me 320 dega të bimëve narkotike të varura në proces tharje. Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative Policia e Tepelenës ka shpallur në kërkim shtetasin K.V., pasi ka mundur të largohet në mal. Policia vijon punën për kapjen e autorëve si dhe për zbardhjen e plotë të këtyre veprave penal