Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, 2 të tjerë shpallen në kërkim dhe 8 shtetas procedohen penalisht në gjëndje të lirë për “Vjedhje të energjisë elektrike” Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër

, në vijim të punës së tyre për goditjen e paligjshmërisë dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i 2 shtetasve : * Abedin Lejthia, banues në Shkodër * Ndue Ndou, banues në Shkodër U bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve : * Sh.B. banuese në Shkodër * U.S. banues në Shkodër Si dhe u proceduan penalisht në gjëndje të lirë 8 shtetas. Më datë 23.12.2016 u bë arrestimi dhe shpallja në kërkim e këtyre shtetasve pasi punonjësit e OSHEE në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike që furnizonte banesat e tyre. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” parashikuar nga neni 137 i Kodit Penal.

Artikulli paraprak“ANDRRIME” NJË MBRËMJE POETIKE
Artikulli tjetërRIKTHEHET “LULE BORË” FESTIVALI I KANGËS QYTETARE