IKMT pezulloi sot aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje në Velipojë pas ndërhyrjes së kryetares së bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.
Kryebashkiakja thotë se nuk ka pasur urdhërekzekutimi për të prishur lokalet afër rërës.
Në një intervistë për Star Plus , zonja Ademi thotë se prishjet janë të jashtëligjshme dhe se bashkia Shkoder do te padise IKMT per demin e shkaktuar per biznesin
Kryebashkiakja e Shkodrës thotë se deri tani dëmi që është shkaktuar është gati 400 mijë euro dhe pronarëve dhe bashkisë I lind e drejta të ankimojë këtë vendim.
“Deri tani janë shkaktur 400 mijë euro dëm, dhe po presim të fillojë sezonin turistik. Të gjitha ndërhyrjet janë të jashtëligjshme. Kanë qenë stacione plazhi që kanë funksionuar edhe vjet. Vetëm këtë vit është ndryshuar VKM dhe janë bërë ndërhyrje të parregullta. I lind e drejta e bashkisë dhe pronarëve të ankimojnë. Ne do të padisim IKMT për dëmin e shkaktuar për biznesin, bashkisë Shkodër, për ndërhyrje të paligjshme në territor dhe imazhin e keq shkaktuar bashkisë së Shkodër dhe plazhit të Velipojës”